Google ADS

Arteta flet lidhur me lëndimet e tre futbollistëve kryesorë

18:10 | 29 Tetor 2024
D.H

Arsenali po përballet me mungescn e disa lojtarëve shkak i lëndimeve, sa i përket gjithë këtyre telasheve, trajneri i Arsenalit ka folur për tre nga futbollistët e dëmtuar.

Fillimisht u ndal tek Gabriel i cili së fundmi u desh të largohej nga loja me Liverpoolin, më herët se sa që e kishte paramenduar për shkak të një shqetësimi, shkruan Arbresh.info.

“Ende po e vlerësojmë. Nuk duket aq keq. Është ende herët për të parashikuar se sa kohë do të jetë jashtë”, tha Arteta lidhur me lëndimin e Gabrielit.

Kurse ai foli edhe për dëmtimet e Calafiorit dhe Odegaardit.

“Mund të them se Riccardo do të mungojë për disa javë. Odegaard? Shpresojmë që Martin të kthehet para pushimit ndërkombëtar”, shtoi tutje Arteta.

Kujtojmë se Arsenali ka pasur probleme këtë fillimi i sezonit me lëndime./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme