Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta dhe sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford kanë fituar çmimet kryesore të muajit janar në Ligën Premier.
Muaji janar ishte plot aksion në kampionatin elitar anglez, pasi pati shumë ndeshje interesante.
Megjithatë, pati edhe nga ata që shkëlqyen me paraqitje individuale dhe dërguan ekipet e tyre drejt sukseseve.
I tillë ishte sulmuesi i Djajve të Kuq, Rashford, i cili nga katër ndeshje të zhvilluara, ia siguroi dy fitore ekipit të tij, pasi shënoi tri gola.
Me këto statistika, Rashford arriti të zgjidhet lojtari më i mirë i muajit janar.
Në anën tjetër, trajneri më i mirë për muajin janar u zgjodh Arteta i Arsenalit, i cili ia siguroi ekipit të tij dy fitore dhe një barazim nga tri ndeshje. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...