Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, beson se skuadra e tij duhet të tentojë ta replikojë mentalitetin fitues që është instaluar në Chelsea gjatë 15 vjetëve të fundit.
Topçinjtë do të përballen me Chelsean në stadiumin kombëtar të Anglisë, Ëembley, të shtunën në finale të FA Cup, duke qenë të vetëdijshëm se duhet të fitojnë për ta siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të Ligës së Evropës.
Ndërkohë, Chelsea veçse e ka siguruar një vend në Ligën e Kampionëve dhe vjen në këtë ndeshje pas një fitoreje bindëse me rezultat 4:1 kundër Arsenalit në finalen e sezonit të kaluar në Ligës së Evropës.
Trofeu i Ligës së Evropës ishte i 16-ti për Chelsean që nga ardhja e Roman Abramovichit si pronar. Asnjë klub anglez nuk ka fituar më shumë trofe gjatë kësaj periudhe kohore dhe Arteta e theksoi këtë mentalitet fitues të kundërshtarit të tij para finales.
I pyetur se a dëshiron ta replikojë atë lloj kulture edhe në Arsenal, Arteta: “Pa dyshim. Chelsea i ka pasur disa lojtarë tepër të rëndësishëm në ato ekipe fituese dhe kjo ua ka dhënë atyre platformën për të qenë aq të mirë”.
“Para ardhjes së Abramovichit, ata s’ishin ekip fitues. Por, ata e ndryshuan mendësinë dhe i bidon lojtarët dhe bënë presion që qëllimi i vetëm i skuadrës të jetë fitorja. Kur ndodh kjo, të gjithë performojnë më mirë”. /Gazeta Express/
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...