Atletico Madrid po ndjek me interes ukrainasin Artem Dovbyk, i cili po shkëlqen në La Liga me Gironën.
Ai u transferua në Girona në verë nga Dnipro për shifrën e tetë milionë eurove, shkruan Arbresh.info.
Impakti i tij me skuadrën e Gironës ka qenë i jashtëzakonshëm.
Dovbyk ka shënuar 11 gola dhe pesë asiste.
Më shumë se ai në La Liga kanë shënuar vetëm Bellingham i Realit që ka 13 gola dhe Mayoral i Getafes 12 sosh.
Athletico ka në sulm dyshen Griezmann dhe Morata por drejtuesit e Atletico Madrid e pëlqejnë shumë futbollistin e kombëtares ukrainase.
Por te Girona ai cilësohet i pashitshëm në merkaton dimërore.
Gjithsesi, “Colchoneros” do të provojnë të arrijnë një marrëveshjes, të paktën për verën e ardhshme.
Sulmuesi ukrainas vlerësohet nga klubi rreth 35 milionë euro./Arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me borë
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...