Arsyet pse Real Madridi vendosi të mos e transferonte Eriksenin

19:28 | 28 Janar 2020
Arbresh.info

Pasi zyrtarizmit të Christian Eriksen te Interi, mediat spanjolle e kanë komentuar vendimin e Real Madridit për mostransferimin e tij.

Mesfushori danez ishte lidhur me Los Blancos në dy vitet e fundit dhe ishte shumë pranë kalimit të Santiago Bernabeu.

Përfaqësuesit e lojtarit ishin takuar me ata të Realit në dy raste dhe marrëveshja ishte shumë afër, derisa dëshira e tij për ta veshur fanellën e klubit spanjoll ishte e madhe.

Megjithatë, në vitin 2018, kreu i Tottenham Hotspur, Daniel Levy, nuk donte të dëgjojë për largimin e Eriksen, ndërsa në vitin 2019, ai kërkonte 100 milionë euro për të.

Për këtë arsye, krerët e Mbretërve vendosën të presin për një çast më të mirë, duke qenë se kontrata e danezit po shkonte drejt fundit (në verë ai do të ishte lojtar i lirë). Mirëpo, situata ndryshoi dhe ai nënshkroi me Interin për 20 milionë euro.

Rikthimi i Zinedine Zidane në postin e trajnerit, e zbehu interesimin e Realit për Eriksenin, pasi ai ishte i fokusuar kryesisht te blerja e Paul Pogbas dhe nuk mendonte për lojtar tjetër.

Për më shumë, ai u kishte dhënë afat drejtorëve të klubit që nëse donin ta transferojnë danezin, atëherë duhej të arrinin marrëveshje deri në verën e kaluar.

Dhe duke i parë sinjalet negative që vinin nga Bernabeu, 27-vjeçari vendosi të ndryshojë drejtim duke i dëgjuar ofertat tjera dhe kjo çoi në nënshkrimin e marrëveshjes me Interin.

Nga ana tjetër, në kohën e tashme, hierarkia e Realit e pëlqen më shumë mesfushorin e Ajaxit, Donny Van de Beek sesa Eriksenin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme