Arsyet e Contes që ndikuan në refuzimin e Tottenhamit

12:07 | 5 Qershor 2021
Arditë Shkodra

Antonio Conte ka refuzuar të bashkohet me Tottenham Hotspur.

Antonio Conte ka vendosur ta refuzojë postin e menaxherit të Tottenham Hotspur.

Sipas “Corriere della Sera”, Conte i kishte arsyet e veta që ndikuan të marrë këtë vendim, transmeton lajmi.net.

Arsyeja e parë është që Tottenham Hotspur ka mbetur jashtë garave evropiane në sezonin e fundit.

Arsyeja e dytë ishte se Conte kishte dyshime në potencialin e Tottenhamit për t’u përballur apo për të konkurruar me skuadra si Manchester City, Manchester United, Chelsea dhe Liverpool.

Për të ishte thelbësor aspekti i potencialit dhe të qenit konkurrues, dhe arsyeja e tretë është vështirësia ekonomike e “Spurs”.

Arsyeja e fundit është se Daniel Levy nuk pranoi që Conte të merrte katër anëtarët më të besuar të stafit të tij me vete, kështu që italiani vendosi të mos bashkohej me ta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme