Raporti i Neymarit me ish bashkëlojtarin Lionel Messi është përkeqësuar qysh pasi ai vendosi për tu larguar nga Barcelona për transferim në Paris këtë verë.
Raportet nga ‘Diario Gol’ sugjerojnë që Messi është i shqetësuar me mungesën e besnikërisë që ka shfaqur Neymar edhe pse ka përkrahur atë pavarësisht largimit nga Barcelona, transmeton portali arbresh.info.
Messi thuhet se është i shqetësuar me Neymarin rreth vendimit për të pozuar së bashku me babain e tij dhe Cristiano Ronaldon gjatë ndarjes së çmimeve nga FIFA në muajin tetor.
Ronaldo, Neymar dhe Messi ishin të gjithë të nominuar për çmimin “Lojtari më i Mirë” nga FIFA, ku ylli i Real Madridi mposhti dy rivalët e tij duke u emëruar lojtari më i mirë në botë.
Messi thuhet se është ofenduar nga mbështetja e dukshme që Neymari ka shfaqur për Ronaldon.
Lionel Messi thuhet se ka pretenduar gjithashtu që Barcelona është një skuadër më e mirë pa Neymarin për shkak të mungesës së aftësive defanzive të brazilianit.
“Largimi i Neymari ka ndikuar në ndryshimin e mënyrës se si ne luajmë”, ka thënë argjentinasi për ‘Marca’.
“Ne kemi humbur një potencial të jashtëzakonshëm që në sulm por kjo ka favorizon ne në aspektin e mbrojtjes”
“Aktualisht, ne jemi të armatosur mirë në mesfushë, ne kemi më shumë balancë dhe kjo na bënë më të fortë në mbrojtje”
Neymar ka shënuar tetë gola brenda 10 paraqitjeve këtë edicion te Paris Saint Germaini./arbresh.info/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...