Google ADS

Arsyeja pse Messi dhe Ronaldo nuk patën mundësi të luajnë në një skuadër

17:39 | 14 Janar 2021
Arbresh.info

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi tanimë për një kohë të gjatë vazhdojnë të jenë rival të përbetuar dhe gjithmonë ka debate kurdo herë bëhet fjalë se cili është lojtari më i mirë në histori të futbollit.

Megjithatë, gjithçka do mund të ndryshonte në qoftë se Barcelona nuk do të refuzonte nënshkrimin e Ronaldos dhe ta bashkonte atë për vetëm 15 milion euro me Messin në vitin 2003.

Atë verë, portugezi po largohej si yll i skuadrës nga Sporting Lisbon, mirëpo Manchester United bëri njërën ndër lëvizjet më të mëdha në historinë e tyre dhe transferuan atë.

Në Barcelonë po mbahen zgjedhjet presidenciale, e njëri prej kandidatëve është edhe ish-presidenti, Joan Laporta, i cili tregoi personalisht historinë e Ronaldos dhe lidhjen e tij me Barcelonën.

Ai tregon se nuk ka pendime për këtë veprim, pasi që Barcelona duhej të zgjedhtë mes Ronaldos dhe Ronaldinhos në atë kohë.

“Ne menduam se e kishim të mbuluar atë pozitë ku luante Ronaldo dhe për këtë arsye refuzuam nënshkrimin e tij. Nuk pendohem aspak për këtë vendim”, tha mes tjerash kandidati për president i Barcelonës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme