Transferimi i Angel Di Marias te Barcelona në ditën e fundit të merkatos së transferimeve dështoi sepse UEFA nisi një hetim te PSG rreth mundësisë për shkelje të rregullave të FFP.
Menjëherë pasi dështuan me transferimin e Philippe Coutinhos, Barcelona vendosi për transferimin e Angel Di Marias në ditën e fundit të merkatos verore, më 1 shtator, transmeton portali arbresh.info.
Derisa UEFA ishte duke hetuar gjigantin francez Paris Saint Germain pas transferimit të Neymarit, Barcelona tentoi të shfrytëzonte këtë situatë.
Gjiganti katalunas dëshironte të shfrytëzonte pozitën e tyre të fuqishme.
Paris Saint Germaini duhej të shiste një lojtar për të balancuar llogaritë dhe për ta bërë këtë atyre iu duheshin 80 milionë euro. “Blaugranët” tentuan për të nënshkruar me të duke ofruar më pak nga kërkesat e PSG-së.
‘Radio Montecarlo’ pretendon që Di Maria dhe Lucas Moura ishin në shitje në përpjekje për t’i siguruar klubit francez tarifën prej 80 milionë.
Një situatë e tillë besohet të ketë inatosur Di Marian./arbresh.info/
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...