Real Madridi prezantoi fanellat e tyre të reja luksoze përmes një video interesante, por lojtari i tyre kryesor Cristiano Ronaldo nuk ishte prezent.
‘Los Blancos’ kishin përgatitur një promo për fanellat e tyre të reja nga Adidas, por superylli Cristiano Ronaldo në formë befasuese nuk ishte i pranishëm, transmeton portali arbresh.info.
No Ronaldo in new Kit.
Shit is serious. pic.twitter.com/AjyjemVWuk— ℤ. (@BabaFooka_) May 29, 2018
Reprezentuesi portugez mungoi në lansimin e tyre dhe fotoja e tij nuk ishte shfaqur tek galleria me lojtarët e Real Madridit dhe në vend të tij ishte shfaqur vetëm fanella me numër 7. Rrjetet sociale u pushtuan gjithashtu nga tifozët si pasoj e komenteve të 33-vjeçarit pas finales në Ligë të Kampionëve në Kiev. Pas fitores 3 me 1 ndaj Liverpoolit, Ronaldo tha pas ndeshjes:
“Tani është koha për të shijuar këtë dhe brenda ditëve të ardhshme ju do të keni përgjigjen time për tifozët, të cilët kanë qenë gjithmonë në anën time. Ka qenë gjithmonë shumë mirë në Real Madrid”
Ai më pas është pyetur nga gazetari nëse po largohet nga Real Madridi dhe përgjigjja e tij ishte:
“Brenda ditëve të ardhshme ju do të keni përgjigjen time. Tani, ne duhet të shijojmë këtë moment. E ardhmja e një lojtari nuk është e rëndësishme. Ne kemi shkruar historinë”
Pas këtyre komenteve dhe mungesës së fotos së tij, tifozët ishin thuajse të bindur që largimi i tij nga Bernabeu këtë verë duket i pashmangshëm.
Mirëpo, ‘Goal’ raporton që arsyeja e mungesës së fotos së Ronaldos ka ndodhur për shkak se ato ishin shkrepur në muajin prill, kohë gjatë së cilës Cristiano është dashur të mungoj për shkak të një obligimi kontraktual me kompaninë Nike./arbresh.info/
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...
Pete Hegseth, një zgjedhje e pazakontë për postin e Sekretar...
Ministri i Financave: Britania do të rishikojë objektivat e ...