Arsyeja pse Conte preferon të nënshkruaj me Bale para Hazard

13:18 | 11 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Antonio Conte thuhet se është i interesuar të rikthejë Gareth Bale në Tottenham kur kontrata e uellsianit të përfundoj në fund të këtij edicioni.

Nëse Spurs nënshkruan me sulmuesin e Real Madrid, Bale do të bashkohej me skuadrën nga Premier League për herë të tretë, pasi para transferimit te “Los Blancos” ishte pjesë e Tottenham, ndërsa edicionin e kaluar ishte i huazuar te ta.

Sipas gazetarit spanjoll, Eduardo Inda, Conte e ka refuzuar tashmë mundësinë për të nënshkruar me ish-lojtarin e tij, Eden Hazard, pasi trajneri italian beson se belgut i mungon ritmi i punës.

“Daniel Levy do të donte të nënshkruante me një lojtar të Real Madridit, por jo me një që është gjithmonë i lënduar”, tha Inda për “El Chiringuito”.

“Ai donte të nënshkruante me Eden Hazard, por Conte i tha ‘jo’ sepse e njeh që nga koha kur ai drejtonte Chelsean dhe thotë se ka pak intensitet dhe se nuk është shumë punëtor”.

“Gjëja më e habitshme është që Conte ka kërkuar transferimin e Gareth Bale në Londër. Kontrata e tij skadon në fund të këtij edicioni”, ka thënë gazetari spanjoll.

Reprezentuesi i Uellsit regjistroi 16 gola dhe tre asistime në 34 paraqitje për Tottenhamin edicionin e kaluar sa ishte i huazuar te ta./Arbresh.info

Të ngjashme