Google ADS

Arsyeja pse Barcelona vendosi të mos shënojë më shumë se dy gola kundër Arsenalit në vitin 2006

16:32 | 9 Gusht 2017
Arbresh Info

Edhe pse përjetuan një sezon pak a shumë në mënyrë zhgënjyese, edicioni 2005/06 ishte thuajse më i suksesshmi për Arsenalin.

Edhe pse “Topçinjtë” nuk kishin arritur asnjëherë më parë në finale të Ligës së Kampionëve, në mënyrë të çuditshme, ata e bënë atë pas disa rezultateve tronditëse në fazat eliminuese, transmeton portali arbresh.info.

Gjithçka filloi në xhiron e 1/8-së. Arsenali udhëtoi në Bernabeu për ndeshjen e parë kundër Real Madridit dhe u rikthyeu në Londër duke udhëhequr me rezultat 1 me 0 falë golit të famshëm nga Thierry Henry.

Barazimi në Highbury në ndeshjen kthyese i siguroi skuadrës së trajnerit Arsene Wenger vazhdimin në çerekfinale, ku ata u përballen me Juventusin duke i mposhtur me rezultat të përgjithshëm 2 me 0.

Villarreali ishte kundërshtari i tyre i ardhshëm dhe pasi nuk pranuan asnjë gol në xhiron e 1/8-së dhe në çerekfinale, Arsenali sërish mbajti portën e pastër duke fituar me rezultat 1 me 0 për të arritur në finale.

Megjithatë, ndeshja kundër Barcelonës filloi në mënyrë katastrofale. Jens Lehmann ishte ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 18′ pasi rrëzoi sulmuesin Samuel Eto’o duke lënë skuadrën e Arsenalit me vetëm 10 lojtarë në fushë për 70 minuta.

Sol Campbell zhbllokoi gjithçka nga një gjuajtje e lirë 20 minuta më vonë, por golat e shënuara vonë nga Eto’o dhe Julianno Belleti i siguruan fitoren e Ligës së Kampionëve Barcelonës.

11 vite pas finales, Ronaldinho, i cili ishte pjesë e skuadrës së Barcelonë atë ditë, ka befasuar me një delaratë të jashtëzakonshme rreth mënyrës se si shkuan gjërat.

690-1

Bazuar në brazilianin, nga momenti kur Arsenali mbeti me vetëm 10 lojtarë në fushë, katalunasit hoqën këmbën nga gazi duke e ditur që fitorja ishte e pashmangshme, transmeton portali arbresh.info.

Me golin e fitores në minutën e 80′ nga Belleti, lojtarët e Barcelonës vendosën për të mos rritur epërsinë e tyre në mënyrë që mbrojtësi brazilian mund të thoshte që ka shënuar golin e fitores.

“Ne nuk kishim aspak dyshim që mund të fitojmë atë ndeshje”, tha Ronaldinho për ‘Mirror’. “Edhe kur ne humbim, ne e dinim që ata ishim me një lojtar më pak dhe kjo do i kushtonte atyre”

“Ne thjeshtë e kuptuan që nuk duhet nxituar, ne thjeshtë kishim vetëm për të luajtur futbollin tonë”

690

“Mund të ishte më shumë se 2 me 1, ne mbajtën në atë pikë në mënyrë që Belletti mund të thoshte që ai shënoi golin e fitores! Ajo ishte gola e vetme nga ai për Barcelonën”

E prekshme, por jashtëzakonisht arrogante nga lojtarët e Barcelonës. Arsenali vërtetoi që ata mund të shënojnë një gol të cilën e bënë përmes Campbell dhe nuk duhet të ishin të nënçmuar.

Ronaldinho dhe shokët e tij me fat të skuadrës arritën të mbahen për 10 minutat e mbetur duke fituar titullin e tyre të dytë në Ligë të Kampionëve./arbresh.info

Të ngjashme