Arsenali ende nuk ka njoftuar për nënshkrimin me Nicolas Pepen për shkak të “detajeve administrative”.
Një marrëveshje 80 milionëshe është arritur me Lillen rreth Pepes, i cili ka arritur në Londër të martën për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, transmeton portali arbresh.info.
Ai pritet t’i bashkohet atyre në një kontratë pesë vjeçare ndërkohë që tashmë janë publikuar fotot e tij duke mbajtur fanellën e Arsenalit.
Megjithatë, konfirmimi i kësaj marrëveshje rekorde për klubin anglez ende nuk është bërë.
Drejtori i përgjithshëm i Lilles, Marc Ingla tani ka shpjeguar shkurtimisht arsyen prapa gjithë kësaj.
“Janë disa detaje administrative”, ka thënë Ingla.
Arsenali ka mposhtur një numër të madh rivalësh si Liverpoolin dhe Napolin në garën për Pepen./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...