Claudio Pizarro sezonin e ardhshëm do të jetë sërish pjesë e Bundesligës, duke veshur fanellën e Werder Bremen.
Sulmuesi peruan do të luajë një tjetër sezon në Bremen, për të cilën skuadër nënshkruan për herë të pestë gjatë karrierës së tij.
39 vjeçari që po ashtu ka veshur edhe fanellën e Chelsea dhe Bayern Munich, ka vendosur të rikthehet te Bremen në moshën 39 vjeçare, për t’i dhënë fund karrierës si futbollist.
“Në javët e fundit kemi qenë duke folur me Claudion, ai dhe ne kemi shprehur dëshirën e përfundimit të karrierës së tij në ‘Weserstadion’”, ka thënë drejtori sportiv, Frank Baumann.
“Jam shumë i lumtur që kam një mundësi tjetër të jem këtu, dua ta përfundoj karrierën time në këtë klub, në të cilin fillova aventurën në Evropë”, ka deklaruar Pizarro.
Pizarro për herë të parë Werder Bremes iu bashkua në vitin 1999, ndërsa në 19 vite karrierë në Evropë, kjo do të jetë hera e pestë që nënshkruan për skuadrën në të cilën paraqitet edhe Milot Rashica./Lajmi.net/
Inter kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...
“Prej që të lash, s’munde me bë as këngën” – Xheneta i thotë...
Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjaku...
Interi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, Kristjan As...
Kamberi: Serbia po tenton të izoloj shqiptarët e Luginës