Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi po ndodhë për shkak të presidentit Florentino Perez, të paktën kështu beson ish presidenti Ramon Calderon.
33-vjeçari duket i vendosur që të largohet nga skuadra në kryeqytetin spanjoll këtë verë derisa vazhdon të jetë gjithmonë e më afër kalimit prej 100 milionë euro te Juventusi, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo vazhdimisht ka bërë kërcënime për largimin nga Madridi gjatë viteve, zakonisht me shpresën për të pranuar një marrëveshje të re bombastike nga klubi. Por, këtë herë sulmuesi nuk është duke frikësuar kampionin në fuqi të Ligës së Kampionëve. Dhe, Calderon fajëson Perezin që nuk është siguruar se Ronaldo ishte i lumtur në klub për të plotësuar kërkesat e tij.
“Është një çështje e gjerë”, ka thënë ai për ‘Tuttomercatoweb’. “Presidenti Perez ka bërë disa vendime të mrekullueshme gjatë viteve për Real Madridin, por problemi i tij është se ai nuk e kupton mënyrën e duhur për të trajtuar trashëgiminë e lënë nga të tjerët”
“Ndodhi me largimin e Iker Casillas dhe Raulit, dy legjenda të Madridit”
“Kur unë mora përsipër klubin, Perez tentoi të ndryshonte ose madje të prishë marrëveshjet që ne kishim bërë disa muaj më parë. Nga ai moment, një konflikt ishte krijuar me lojtarët dhe nuk është rregulluar asnjëherë”
“Ronaldo dëshironte një pagë më të mirë, por kjo është normale kur është punëtori më i mirë në një kompani”
“Ai ishte i shqetësuar që raportet thonin se Real ishte i përgatitur për të paguar dyfishë më shumë se paga e tij për Neymarin”
“Shpresoj që Florentino Perez ta bind Ronaldon për të vazhduar me Real Madridin pasi skuadra, klubi dhe tifozët do të ishin vërtetë mirënjohës”
Agjenti Jorge Mednes thuhet t’i ketë siguruar një kontratë Ronaldos te Juventusi ndërkohë që po finalizon largimin tronditës të sulmuesit./arbresh.info/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë