Ka një arsye pse Newcastle po refuzon që të bëjë biznes me Arsenalin dhe kjo ka rezultuar që ‘Topçinjtë’ të braktisin përpjekjet e tyre për të transferuar Alexander Isak.
Arsenali po synon që të përforcohet këtë verë pasi ekipi i Mikel Artetas e humbi titullin e Ligës Premier në xhiron e fundit ndaj Manchester Cityt sezonin e kaluar.
Klubi londinez tashmë ka kompletuar transferimin e mbrojtësit Riccardo Calafiori nga Bologna për 42 milionë euro, ndërsa negociatat me Real Sociedadin për transferimin e mesfushorit Mikel Merino po vazhdojnë.
Arteta gjithashtu dëshiron një sulmues të ri, pasi asnjëri nga Gabirel Jesus dhe Kai Havertz nuk e bindën atë sezonin e kaluar.
Pasi fituan 27 milionë euro nga shitja e lojtarit të akademisë Emil Smith-Rowe tek Fulhami dhe me Eddie Nketiah që me gjasë do të largohet, mund të ketë një buxhet të gatshëm për ta shfrytëzuar.
Disa objektiva tashmë ishin identifikuar muaj më parë, ku në mesin e tyre ishte edhe sulmuesi i Newcastle, Alexander Isak.
Fatkeqësisht për Arsenalin, ata duhet të braktisin interesimin e tyre për 24-vjeçarin pasi duket se ‘Laraskat’ nuk do të bëjnë biznes me ta.
Sipas The Independent, ka pasur një tension mes hierarkive të të dyja klubeve, për shkak të qëndrimit të Arsenalit ndaj ekipeve që janë në pronësi të shteteve.
Disa zyrtarë të Arsenalit kishin bërë përpjekje që Liga Premier të mos lejojë fuqinë e Abu Dhabit, që ka në pronësi Manchester Cityn dhe atë të Arabisë Saudite që ka në pronësi Newcastlen.
Kjo ka bërë që marrëdhëniet mes të dyja klubeve ‘të ftohen’, duke e bërë pra të vështirë që të negociohet për ndonjë transferim të mundshëm./Telegrafi/
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...