Ndërprerja e kampionatit këtë sezon, shkaku i koronavirusit, do të jetë dëm mjaftë i madh për lojtarët, të cilët do mbesin pa aktivitete për një kohë të gjatë.
Kështu mendon ish trajneri i disa klubeve të mëdha kosovare, Arsim Thaqi.
Tekniku prishtinas beson se gjëja e duhur është t’i ndjekin rekomandimet e UEFA-s dhe nëse ekziston mundësia të rifillojë sezoni.
“Secili shtet i ka specifikat e veta edhe FFK duhet me i ndjek rekomandimet e UEFA-s, që i ka dhënë edhe UEFA ka sugjeru që aty ku është e mundshme kampionati të mos përfundohet, në mënyrë që të mos jetë hak ndaj asnjë klubi”.
“Mendoj se duhet të presim vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët tregojnë se a duhet të zhvillohet apo jo, edhe duhet të jetë një grup profesional brenda Federatës së futbollit për me gjet mënyrën më të mirë që kampionati të përfundohet në fushë”, tha Thaqi.
Ndërsa, ish trajneri i Prishtinës beson se ndërprerja e këtij sezoni do jetë dëm i madh për lojtarët, ngase do mbesin katër muaj pa aktivitete dhe kjo do ndikojë të përformancat.
“Anulimi do t’iu bëj dëm futbollistëve sepse ka dy muaj që nuk kanë dal në fushën e gjelbër dhe nëse nuk zhvillohet kampionati do jenë edhe dy muaj para se të fillojë faza përgatitore, kështu që katër muaj pa aktivit, atëherë përformanca e lojtarëve do jetë me e dobët”, vazhdoi ai.
Në fund, Thaqi theksoi se skuadra e Ballkanit e meriton më së shumti daljen në Evropë, pasi ka arritur ta mbajë pozitën e parë për një kohë të gjatë.
“UEFA ka dhënë sugjerime se ekipet që do dalin në Evropë janë ato ekipe që kanë koeficient më të lartë”.
“Nëse ndërprehet kampionati, atëherë është normale që meritat i ka më të mëdha i ka Ballkani, me vet faktin që e mban që një kohë pozitën e parë”, përfundoi Thaqi.
Kujtojmë se në muajin mars u suspendua Superliga e Kosovës, njësoi si të gjitha ligat evropiane dhe ende nuk është caktuar data se kur do rifillojë./E.Bytyqi
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...