Trajneri francez i Arsenalit, Arsene Wenger, ka folur rreth transferimit më të ri të Arsenalit, Henrikh Mkhitaryan.
Mesfushori armen, Mkhitayran të hënën mbrëma kompletoi transferimin e tij në Arsenal, në marrëveshje shkëmbimi me Alexis Sanchez, i cili shkoi në drejtim të kundërt.
Djajtë e kuq kishin nënshkruar me armenin nga Dortmundi në vitin 2016, por ka dështoi ta bind Jose Mourinhon.
Tashmë lojtar i Arsenalit, Wenger ka mbështetur Mkhitaryanin që ai të rikthehet në formën e tij më të mirë në klubin londinez dhe se ai ka ‘vuajtur’ në Manchester United.
“Unë nuk kam asnjë dyshim për përkushtimin e tij dhe dëshirën për t’ia dalur mirë. Ai ka vuajtur nga konkurrenca që ka pasur në United”, tha Wenger, transmeton arbresh.info.
“Është detyra ime që t’ia mundësoj të shfaq talentin e tij të jashtëzakonshëm, e që e dimë se ai e ka atë talent. Ai ka një sfidë të re”, shtoi trajneri francez.
I pyetur se kur pritet që Mkhitaryan të debutojë në fanellën e topçinjëve, ai ka thënë se gjithçka varet nga përgatitja e tij fizike dhe paraqitjet në stërvitje.
“Debutim i tij varet nga përformaca e skuadrës dhe përgatitja e tij fizike dhe paraqitja e tij në stërvitje”, përfundoi Wenger. /arbresh.info/
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...