Ata mund të mos përballen kundër njëri-tjetrit në fushë, por Arsene Wenger ka mposhtur rivalin e tij të vjetër Sir Alex Ferguson duke u bërë trajneri që ka shërbyer më së shumti në Premierë Ligë.
Wenger, i cili tashmë është në histori të Arsenalit si trajneri me më së shumti vite në detyrë, ka tejkaluar Fergusonin me 7,528 ditë në detyrë duke arritur në 7,585 ditë, transmeton portali arbresh.info.
Karriera e suksesshme menaxheriale e Fergusonit erdhi në fund pas barazimit 5 me 5 të Manchester United ndaj West Bromit në muajin maj të vitit 2013. Skocezi mori detyrën në Old Trafford në vitin 1986, megjithatë kjo ishte më shumë se pesë vite e gjysmë para se të fillonte Premierë Liga.
Ndërkohë, Wenger iu bashkua skuadrës londineze si trajner katër vite pasi filloi epoka e Premierë Ligës dhe ndeshja e tij e parë ishte fitorja 2 me 0 ndaj Blackburnit më 12 tetor të vitit 1996 pas largimit nga skuadra japoneze Nagoya Grampus Eight.
Që nga atëherë, Wenger ka qëndruar në pozitën e tij pavarësisht thirrjeve sezonin e kaluar nga tifozët e Arsenalit për largim pas një tjetër edicioni dëshpërues.
Wenger u përball me sfidën e tij më të madhe në karrierën e tij te Arsenali sezonin e kaluar kur “Topçinjtë” dështuan të kualifikohen në Ligë të Kampionëve për herë të parë pas 20 sezoneve./arbresh.info
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...