Google ADS

Arsene Wenger transferohet në Japoni?

14:27 | 11 Maj 2018
Arbresh Info

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger mund të jetë i gatshëm për transferim në Japoni pasi qëndrimi i tij afatgjatë te “Topçinjtë” përfundoi.

Të paktën kështu beson Henry Winter, kryeredaktori i futbollit në gazetën ‘Times’, transmeton portali arbresh.info.
22 vitet e Arsene Wenger te klubi në veri të Londrës përfundojnë këtë javë pas takimit si mysafirë të Arsenalit kundër Huddersfieldit. Francezi, i cili parashikoi së fundmi se një Super Ligë e Evropës mund të zëvendësoj gradualisht Premierë Ligë, do të largohet si njëri nga trajnerët më me ndikim në historinë e futbollit anglez.

Por, derisa “Topçinjtë” janë duke u përgatitur për zëvendësuesit e mundshëm, bisedimet janë zhvendosur në destinacionin e mundshëm të tij.

“Do të jetë magjepsëse për të parë se ku do të shkoj”, ka thënë Henry Winter derisa ishte duke folur për ‘BBC Radio 5’.

“Ka pasur thashetheme se do të bëhet trajner i përgjithshëm në PSG, por Wengerit i pëlqen ende kampi stërvitor dhe të punojë me lojtarët. Do të ishte një humbje e hidhur për lojën nëse ai qëndron në një zyrë duke marrë vendime dhe thjeshtë duke shikuar se çfarë bënë trajneri”

“Unë nuk kam ndonjë informatë të brendshme rreth asaj se çfarë ai do të bëjë, unë nuk mendoj se dikush e di – ndoshta ai nuk do ta bëjë këtë”

“Do më befasonte tërësisht nëse shkon në Japoni, një vend që i pëlqen shumë, dhe ndoshta do të punoj me skuadrën e tyre kombëtare aty”

“Ka diçka në psikologjinë japoneze, Wengerit padyshim i pëlqen vendi dhe estetika e stilit të jetës”

Bastvënësit e shohin si një destinacion të mundshëm Japoninë për Arsene Wengerin gjithashtu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme