Sipas raporteve, Theo Walcottit do t’i thuhet se është i lirë për largim nga Arsenali në janar nëse vjen ndonjë ofertë e përshtatshme për reprezentuesin e Anglisë.
28-vjeçari ka qenë në Emirates për më shumë se dhjetë vite, por Arsene Wenger është i gatshëm të shkarkojë atë pasi trajneri dëshiron të sigurojë fonde për lojtarë të rinj, transmeton portali arbresh.info. Theo Walcott ende nuk ka startuar këtë sezon në Premierë Ligë dhe deri tani ka bërë vetëm tri paraqitje si zëvendësues.
Edhe pse ka qenë pjesë në kompeticionet për kupë, ai është i frustëruar me mungesën e mundësive derisa dy klubet në Premierë Ligë, West Ham United dhe Southampton, janë duke kërkuar nënshkrimin e tij në merkaton e muajit janar.
Pasi iu bashkua klubit si një 16-vjeçar për 12 milionë funta, karriera e Walcottit ka stagnuar së fundmi dhe Wenger pritet t’ia tregojë derën nëse pranojnë ndonjë ofertë të përshtatshme për shërbimet e tij.
Megjithatë, Walcott nuk është lojtari i vetëm që do t’i tregohet dera, Mathieu Debuchy, Carl Jenkinson dhe Calum Chambers mendohet të gjithë se largohen në janar./arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje