Trajneri francez i Arsenalit, Arsene Wenger, është duke menduar të nënshkruajë me ish futbollistin e tij, Oguzhan Ozyakup.
Wenger e kishte shitur mesfushorin turk në vitin 2012, tek gjiganti Besiktas për shumën e 400 mijë eurove.
25 vjeçari që nga transferimi i tij në Turqi, ka arritur të tregojë potencialin e tij dhe tashmë është edhe reprezentues i kombëtares së Turqisë.
Ozyakup, ishte pjesë e Arsenalit për katër vite dhe kishte luajtur për grupmoshat e reja, tani ai është një futbollist i rëndësishëm për kombëtaren turke, duke u paraqitur në 30 ndeshje, dhe shënuar një gol.
Besohet se Wenger e dëshiron ish mesfushorin e tij në skuadër, pasi ende nuk ka arritur një marrëveshje të re me Jack Wilshere, dhe duke shtuar formën e dobët të Aroon Ramsey, Ozyakup shihet si një përforcim i madh në mesfushë.
Ozyakup është në fund të kontratës më Besiktas dhe është i lirë të bisedojë më skuadra të tjera, për një largim në afatin kalimtar të verës.
Sipas “Football London” Wenger ka zhvilluar një bisedë me lojtarin rreth një rikthimin në Londër dhe se ka përgatitur një ofertë marramendëse, transmeton arbresh.info.
Po ashtu edhe gazeta turke “Aksam” është duke raportuar se një ofertë është dërguar në drejtim të Besiktasit, për shërbimet e mesfushorit.
Ai është një futbollistët kyç të skuadrës, e cila ka fituar titullin e Super Lig, dy herë rresht.
Megjithatë, Besiktas është duke tentuar ta bind mesfushorin që ta vazhdojë kontratën, por nuk kanë fuqi financiare të garojnë me gjigantët anglez. /arbresh.info/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...