Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka refuzuar mundësinë për të menaxhuar Paris Saint Germainin.
Klubi raportohet të ketë kontaktuar francezin në mënyrë për të diskutuar rreth një marrëveshje, por Wenger nuk ka dëshiruar të punojë së bashku me Antero Henriquen, i cili është drejtor sportiv i klubit, transmeton portali arbresh.info.
Wenger ka qenë i papunë që nga fundi i sezonit të kaluar, por ashtu si Antonio Conte, nuk ka shfaqur shumë urgjencë se dëshiron të rikthehet menjëherë në menaxhim. Arsene ka qenë duke punuar vetëm si një analist gjatë muajve të fundit ndërkohë që shumë tifozë besojnë se ai tashmë është njëri nga më të mirët në këtë biznes.
Koha e Wengerit në Arsenal ishte shumë pozitive për shkak të suksesit të hershëm që kishte në klub, por gjatë viteve të fundit reputacioni i tij ka pësuar një goditje.
Sidoqoftë, do të ishte një gjë e mrekullueshme për të parë atë në një nivel të lartë sërish sezonin e ardhshëm./arbresh.info/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte