Arsene Wenger pranon përpjekjet e Arsenalit për transferimin e Thomas Lemar

22:20 | 11 Korrik 2017
Arbresh Info

Arsene Wenger ka lënë të kuptohet që ata do të lansojnë sërish ofertë për të sjell në Arsenal yllin e Monacos, Thomas Lemar.

Edhe pse refuzoi të konfirmojë këtë, trajneri i “Topçinjve” ka pranuar se ata ka qenë duke monitoruar situatën e 21-vjeçarit, transmeton portali arbresh.info.

“Të gjitha këto janë spekulime për momentin, këtu nuk ka asgjë vërtetë për tu shqetësuar rreth nënshkrimeve”, tha francezi pas arritjes së skuadrës së tij në Sydney për turneun parasezonal në Australi.

“Ai është një lojtarë të cilin e kemi shikuar, por e gjithë pjesa tjetër është vetëm spekulim”

“Unë jam i hapur për të siguruar më shumë transferime, por nuk është lehtë të gjesh lojtarë që mund të forcojnë skuadrën tonë sepse ne kemi lojtar të kualitetit të lartë”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme