Arsenali raportohet se ka bërë një ofertë që thyen rekord botëror për yllin e Monacos, Kylian Mbappe.
Reprezentuesi i Francës ka shijuar një sezon të shkëlqyer nën udhëheqjen e trajnerit Leonardo Jardim te klubi në Stade Louis II, transmeton portali arbresh.info. Performancat e tij derisa Monaco fitoi titullin në Liga 1 dhe arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve duke ngjallur edhe spekulime për transferim.
Manchester United, Manchester City dhe Liverpooli kanë shfaqur interesim të madh të transferuar Kylian Mbappen në Premierë Ligë këtë verë, por Arsenali duket të jetë destinacioni më i mundshëm për sulmuesin nëse ai largohet për transferim në Angli.
Bazuar në ‘Marca’, Arsenali tashmë ka shtruar një ofertë më shumë se 140 milionë euro këtë verë për sensacionin 18-vjeçar. Kjo shifër tejkalon rekordin e vendosur nga Manchester United në rinënshkrimin me Paul Pogban nga Juventusi./arbresh.info
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...