Arsene Wenger nuk e ka mohuar një rikthim senzacional tek Arsenali për t’ia shpëtuar “edicionin” ish-skuadrës së tij.
Me trajnerin Mikel Arteta, Arsenali e ka nisur dobët këtë edicion, ku pas 16 ndeshjeve, renditet në vendin e 13-të me 20 pikë të tubuara, shkruan “Zeri.info”.
Fitoret e fundit ndaj Chelseat dhe Brightonit kanë bërë që ta largojnë paksa presionin nga Arteta, por tani Wenger ka thënë se do të rikthehej tek Arsenali nëse klubi ka nevojë për të.
Duke folur në një intervistë, Wenger tha për “Men In Blazers”:
“Nëse kanë nevojë për mua, unë do t’i ndihmojë atyre. Por, nuk e pres këtë, jo”.
Wenger u largua nga Arsenali në maj të vitit 2018 pas një periudhe 22-vjeçare te klubi londinez.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...