Google ADS

Arsene Wenger nuk duket se ka harruar Arsenalin

21:57 | 14 Qershor 2018
Arbresh Info

Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është parë sot (e enjte) duke veshur ende pantollona sportive të “Topçinjve”.

Duke pozuar në një foto me legjendën e Arsenalit, Thierry Henry, së bashku me Patrick Kluivert dhe Hristo Stoichkov, Wenger shihet duke buzëqeshur pavarësisht dhimbjes që nuk është ende më në detyrë te klubi në Emirates, transmeton portali arbresh.info.

Wenger shpenzoi 22 vite në detyrë te Arsenali, por vitet e fundit ishin mjaftë sfiduese dhe dukej që më nuk është personi i duhur që t’i drejtoj ata tek trofetë madhështor.

Francezi është zëvendësuar nga Unai Emery dhe mbetet për tu parë se çfarë do të bëjë më pas sepse ende nuk ka siguruar ndonjë detyrë menaxheriale.

Sidoqoftë, nëse bazohemi të paktën në pantollonat e tij ne mund të shohim se ai ende pretendon që nuk ka ndodhur asgjë që nga muaji i kaluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme