Arsene Wenger është duke kërkuar për një sfidë të re në menaxhim pas largimit nga Arsenali në fund të sezonit pas 22 viteve në detyrë.
Ai ka zbuluar se është duke kërkuar për një test të ri pasi “mërzitet” shumë shpejtë dhe ka “gjene të varura”, transmeton portali arbresh.info. Pas vendimit të tij për largim nga “Topçinjtë” për më shumë se dy dekada, 68-vjeçari ka bërë të qartë se dëshiron të qëndroj në futboll.
“Është ngazëlluese tani sepse unë mund të testohem sërish. Kjo është ajo që unë e dua në jetën time. Unë jam një konkurrent që dëshiron të testohet”, ka thënë Wenger për ‘beIN Sports’.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por unë jam përball një faqe të zbrazët dhe unë duhet ta shkruaj kapitullin tjetër”
“Nuk jam shumë i dhënë për të shijuar jetën duke qëndruar i shtrirë në plazh. I kam zili shokët e mi që mund ta bëjnë atë. Unë shumë shpejtë mërzitem sepse është në varësi që e kam krijuar. Kam një gjene të varur dhe ju duhet të jetoni me këtë”
Wenger besohet se mund të rikthehet në Japoni për të vazhduar karrierën e tij menaxheriale./arbresh.info/
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...