Sipas raporteve të ndryshme, Arsene Wenger ka qenë në bisedime me AC Milanin për disa javë për tu bërë trajner i tyre i ri.
Francezi ka qenë i pa punë që nga fundi i regjimit të tij prej 20 viteve në Arsenal në fund të sezonit të kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Wenger është përfolur për pozitë menaxheriale në Real Madrid dhe Bayern Munich qysh pas largimit nga Arsenali dhe ka konfirmuar se do të dëshironte të vazhdoj karrierën e tij në futboll në janar të vitit 2019.
‘France Football’ tani pretendon se Wenger mund të bëhet trajner i AC Milanit dhe është në bisedime të avancuara me skuadrën italiane.
Pronarët e Milanit, Pauli dhe Gordon Singer janë tifozë të mëdhenj të Arsenalin dhe dëshirojnë që Wenger të zëvendësojë legjendën e klubit, Gennaro Gattuso, i cili aktualisht është në detyrë.
Wenger vendosi të mos pensionohet kur u largua nga Arsenali, por nuk ka hedhur poshtë mundësin për të marrë detyrën te ndonjë skuadër kombëtare ose opsionin për të qenë pjesë e bordit të një klubi, transmeton portali arbresh.info.
Milani ka pasur probleme të shumta viteve të fundit në Serie A dhe hera e fundit që kanë fituar titullin në kampionatin italian është viti 2011.
Investime e mëdha në skuadër ende nuk kanë shkaktuar ndonjë ndryshim në klub, por Milani qëndron në pozitën e katërt në tabelën në Serie A pas njëmbëdhjetë ndeshjeve.
Në rast se Wenger pranon ofertën e Milanit, ai do të menaxhoj në Itali për herë të parë në karrierën e tij dhe do të ribashkohet me ish drejtorin ekzekutiv të Arsenalit, Ivan Gazidis.
69-vjeçari ka drejtuar skuadrën Nancy, Monaco dhe atë japoneze Nagoya Grampus Eight para se të arrinte në Arsenal në vitin 1996.
Wenger fitoi statusin e legjendës në Arsenal duke transferuar skuadrën angleze në një garues të rregullt për titull si dhe duke ngritur trofeun e Premierë Ligës tri herë në klub./arbresh.info/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...