Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka shprehur dëshirën e tij që ish-trajneri i “Topçinjëve”, Arsene Wenger të kthehet te skuadra angleze, duke këmbëngulur se klubi do të ishte “i kënaqur ta kishte shumë më afër”.
Wenger u largua nga Arsenali në vitin 2018 pas 22 vitesh në krye dhe tani po punon si shefi i zhvillimit global të FIFA-s.
Arteta luajti nën urdhërat e Wenger për pesë vjet përpara se të tërhiqej në vitin 2016 dhe të transferohej në një rol trajneri te Manchester City nën drejtimin e Pep Guardiolës.
Nga ana tjetër, Arteta nuk ka bërë të ditur se në çfarë roli do të dëshironte kthimin e Wenger në klub./Arbresh.info
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës