Arsene Wenger ka qenë i pa punë qysh pas largimit nga Arsenali në fund të sezonit të kaluar, por strategu veteran është duke u përfolur shumë për një rikthim të pashmangshëm.
Francezi ka shpenzuar 22 vite te “Topçinjtë” pasi mori detyrën në vitin 1996 dhe ka shijuar një kohë të suksesshme dhe të paharrueshme në klub para se gjërat eventualisht të përkeqësohen në fazat e fundit, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, pavarësisht mungesës së suksesit të tij gjatë viteve të fundit, ai vazhdon të jetë një person i kërkuar ndërkohë që The Times raporton se ai ka katër oferta për punë.
Një rikthim në Angli te ndonjë klub tjetër përveç Arsenalit është hedhur poshtë, por thuhet se njëra nga ofertat në tavolinë besohet të jetë si drejtor futbolli në Paris Saint Germain.
Tri ofertat e tjera janë për klube, një të nivelit kombëtar ndërsa dy tjerat në dy klube të Evropës.
Detaje të tjera nuk janë ofruar në lidhje me identifikimin e klubeve në pyetje, por thuhet se një vendim do të merret brenda muajit të ardhshëm./arbresh.info/
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës