Edhe pse dukej se Arsene Wenger kishte refuzuar shansin që t’i bashkohej PSG-së, tani besohet se legjenda e Arsenalit ka ndryshuar mendjen e tij.
Pavarësisht se mendohet që Wenger është në kërkim të rikthimit në menaxhim, 68-vjeçari mund të jetë i joshur për të marrë një rol drejtues te kampioni në Liga 1, transmeton portali arbresh.info.
Pas një takimi javën e kaluar me trajnerin e PSG-së, Thomas Tuchel, Wenger është parë si një person i duhur për të përforcuar PSG-në prapa skenave.
Wenger i bashkohet PSG-së?
Që nga përfundimi i regjimit të tij prej 22 vite në veri të Londrës gjatë verës, Wenger nuk e ka mbajtur sekret se nuk është duke shikuar pensionimin.
Ai tani është duke u përfolur shumë si një zëvendësues i drejtorit sportiv të PSG-së, Antero Henriques. Besohet se raporti mes Tuchelit dhe Henriques ka arritur në një pikë të papërshtatshme.
Trajneri gjerman ishte i zemëruar me vendimin e drejtorit të tij sportiv për të mos sjellë në skuadër një zëvendësues të Thiago Mottas që është pensionuar së fundmi.
Përveç diskutimeve rreth rolit të tij të ri te PSG, dy trajnerët kanë folur gjithashtu rreth mundësisë për përforcime të tjera.
Sa i përket transferimeve, dyshja janë të dy admirues të mëdhenj të Tanguy Ndombeles.
Mesfushori i Lyonit së fundmi është ftuar për herë të parë për të qenë pjesë e skuadrës kombëtare të Francës.
Ai ka impresionuar të gjithë në mbarë Evropën, ndërkohë që është përfolur se është edhe një shënjestër e Tottenhamit./arbresh.info/
https://twitter.com/Tacticomotion_/status/1050084752617873408
BIK-u dënon sulmin terrorist në Ankara
FSK-ja certifikon grupin e pestë të kursantëve nga Ukraina
Kurti mori pjesë në ecjen tradicionale në kuadër të Muajit N...
Të paktën 17 të vrarë pas një sulmi izraelit në Gazë
Gjykata të hënën merr vendimin përfundimtar për Bedri Krasni...
Zv/ministri i Drejtësisë padit Abelard Tahirin për shpifje