Google ADS

Arsene Wenger i dërgon një paralajmërim legjendës Thierry Henry

13:14 | 14 Tetor 2018
Arbresh Info

Arsene Wenger ka thënë se Thierry Henry është një emërim i mirë te Monaco, por ka paralajmëruar ish lojtarin e tij se duhet të ndryshojë stilin e jetës për të pasur sukses.

41-vjeçari mori detyrën e parë në menaxhim kur ra dakord për të nënshkruar një marrëveshje tri vjeçare si një pasardhës i Leonardo Jardimit në detyrë në jug të Francës, transmeton portali arbresh.info.

Ish trajneri i Arsenalit, Wenger thotë se legjenda e “Topçinjve” posedon gjithçka që i duhet për të pasur sukses në këtë profesion përderisa mëson gjithashtu se menaxhmenti tani është jeta e tij.

“Po, sigurisht. Thierry Henry është një zgjedhje e mirë Ai ka shumë kredibilitet”, ka thënë Wenger.

“Ai është shumë inteligjent dhe mëson futbollin shumë mirë. Kjo është arsyeja pse ai ka gjithçka që i duhet, ashtu si shumë lojtarë në këtë nivel”

“Por, ku ju filloni këtë ju duhet të keni edhe pak fat gjithashtu”

“Atij i duhet një qëndrim i mirë dhe ai duhet të bëjë sakrifica. Ju duhet të sakrifikoni të gjithë jetën tuaj”

Henry u largua nga roli i tij si një asistent i Robert Martinez te skuadra kombëtare e Belgjikës dhe do të prezantohet si trajner i ri nga Monaco të mërkurën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme