Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është zbuluar se është duke humbur mbështetjen nga bordi dhe lojtarët e tij.
Mediat në Angli thonë se Arsene Wenger është duke luftuar për të rikthyer besimin dhe duket qartë se do të largohet nga Emirates këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
68-vjeçari është nën presion të madh për të siguruar kualifikimin në Ligë të Kampionëve, por kualifikimi në kompeticonin më të madh duket se mund të realizohet vetëm përmes triumfit në Evropa Ligë.
‘Mirror’ raporton që një numër i madh lojtarësh kanë humbur besimin e tyre në trajnerin francez për shkak se dyshojnë në aftësitë e tij për të dërguar klubin dhe skuadrën përpara.
Ekziston një ndjenjë brenda skuadrës që është koha për të ndryshuar pas një sezoni zhgënjyes ku ata aktualisht qëndrojnë në pozitën e gjashtë, të eliminuar nga Kupa FA dhe finalja e ‘Carabao Cup’./arbresh.info/
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...