Arsenali ka vazhduar me formë e tyre të përmirësuar edhe të ndeshjen e së shtunës në Emirates ndaj Swanseas.
“Topçinjtë” ka siguruar tri pikë të plota duke i dhuruar fitoren trajnerit francez Arsene Wenger në ndeshjen e tij të 800-të në detyrë te Arsenali, shkruan portali arbresh.info.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi, por gjiganti anglez u rikthye fuqishëm në pjesën e dytë duke shënuar dy gola të shpejtë. Swansea City realizoi përmes Sam Clucas në minutën e 22′, ndërsa për Arsenalin shënuan Sead Kolasinac (51′) dhe Aaron Ramsey (58′).
Mesfushori boshnjak i “Topçinjve” ishte edhe asistues i golit të dytë.
Arsenali tani gjendet përkohësisht në pozitën e katërt në tabelë më 19 pikë, 11 më pak se lideri i Premierë Ligës – Manchester City, ndërsa Swansea gjendet në pozitën e 17 me vetëm tetë pikë./arbresh.info/
https://streamable.com/to5yp
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...