Arsene Wenger ka thënë se e urren vetën kurdo që Arsenali dështon për të fituar ndeshje, por thekson gjithashtu se edhe klube të tjera madhështore kanë gjithashtu vështirësi për të siguruar tituj në ligë.
Trajneri i Arsenalit është në presion të vazhdueshëm pasi gjiganti londinez siç duket do të përfundoj jashtë top katërshes në Premierë Ligë për herë të parë pas 20 viteve në sundimin e tij, transmeton portali arbresh.info.
“Unë jam ashtu si të gjithë të tjerët, më pëlqen të më duan sesa të më urrejnë por mund të distancojë vetën nga kjo”, tha fillimisht Wenger. “E di edhe vet që nuk është çështje vetëm e një personi, në fakt trajneri nuk fiton ndeshjet. Ata dëshirojnë të fitojnë”
“Nuk e marr shumë personalisht. Në fakt, personalisht e urrej vetën time – trajnerin, më shumë se kushdo tjetër kur nuk fitoj ndeshjet. Jam një humbës shumë i keq”
“Mbi të gjitha, unë besoj që ne nuk jemi të lumtur sepse dëshirojmë të fitojmë gjithçka. Por duhet të pranoni se Real Madridi nuk ka fituar ligën që pesë vite. Liverpooli nuk e ka fituar që 20 vite”
“Ato janë klube të mëdha, kjo është e vështirë. Vetëm se dëshironi të fitoni kjo nuk do të thotë se do të fitoni. Është vështirë për të fituar”, shtoi ai./arbresh.info
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe