Tifozët e Arsenalit janë të zemëruar që nuk kanë marrë një penallti pas ndërhyrjes së ashpër të Nelson Semedos ndaj Gabriel Martinellit.
Topçinjtë besojnë se duhet të kishin fituar një goditje nga pika e bardhë në minutën e parë të përballjes së mbrëmshme (e enjte) ndaj Wolves në Emirates.
Martin Odegaard ndërpreu një top të lirë në pjesën e Wolves dhe ia ktheu topin Alexandre Lacazette, i cili luajti me Bukayo Saka.
Saka më pas goditi topin duke e dërguar në zonë drejt Martinellit, i cili në tentim për të bërë goditjen, u pengua nga Semedo.
Gjyqtari Martin Atkinson nuk besoi se kishte mjaftueshëm kontakt apo ndërhyrje për të akorduar penallti dhe as VAR-i nuk ndërhyri.
Tifozët kanë reaguar ndaj ndërhyrjes së Semedos dhe nuk mund të besojnë se vendimi për mos dhënë penallti u lejua të qëndrojë.
“As nuk u pa në VAR”, shkroi njëri nga përdoruesit e Twitterit, ndërsa një tjetër shkroi: “Kjo është një shaka, tani çdo javë marrim vendime të tmerrshme”.
Megjithatë, në fund, Topçinjtë iu gëzuan një fitore 2-1, e cila i mban në pozitën e pestë, por me vetëm një pikë më pak se Manchester Unitedi i katërti, por me dy ndeshje më pak. /Telegrafi/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...