Arsenali është duke shikuar mundësinë për të arritur një marrëveshje me trajnerin aktual të Juventuist, Massimiliano Allegri.
Klubi londinez po ashtu është duke e monitoruar edhe trajnerin gjerman të talentuar të Hoffeinheim, Julian Nagelsmann, si një zëvendësues potencial i francezit, Arsene Wenger, raporton Starsport.
Por, drejtori ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis, ka mbetur i mahnitur nga fitorja sensacionale e Juventusit në Wembley, ndaj Tottenhamit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Juve arriti që ta rikthente rezultatin nga 0 – 1 në 2 – 1, pas disa ndryshimeve në anën taktike nga Allegri.
Gazidis po ashtu është i kënaqur me shpirtin luftarak të Juventusit, që e ka instaluar ish trajneri i Cagliarit dhe Milanit.
Allegri në tri vitet e fundit është duke e mësuar gjuhën angleze dhe po ashtu në tre sezonet e fundit ka dërguar ‘Zonjën e Vjetër’ në dy finale të Ligës së Kampionëve.
Ndërsa, trajneri gjerman Nagelsmann, është 30 vjeçar, i cili mund të jetë një rrezik nëse emërohet trajner i Arsenalit, por topçinjtë mund të arrijnë marrëveshje më lehtë, se sa me trajnerin italian.
Gazidis do të takohet me Wenger në fund të sezonit, për të biseduar rreth së ardhmes së tij në Emirates Stadium.
Arsenali po ashtu është duke u lidhur edhe me një tjetër trajner italian, e ai është Carlo Ancelotti, i cili është i pa punë që nga shkarkimi nga Bayern Munich në fillim të sezonit. /arbresh.info/
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...