Arsenali është i gatshëm për të shitur portierin David Ospina te Napoli pavarësisht formës impresionuese të kolumbianit te skuadra italiane.
30-vjeçar nuk figuron në planet e trajnerit Unai Emery pas transferimit prej 22.5 milionë funta të portierit Bernd Leno këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Napoli ka opsionin për të nënshkruar me reprezentuesin kolumbian në formë të përhershme për një tarifë prej vetëm 3.5 milionë funta gjatë verës.
Por, trajneri Carlo Ancelotti ka qenë i impresionuar deri tani me përpjekjet e Ospinas derisa i lënduari Alex Meret është duke kërkuar finalizimin e transferimit në janar.
Ndërkohë, Mesut Ozili ka deklaruar se ai mund t’i jap fund karrierës së tij në Arsenal dhe mund të vazhdoj të luaj deri në moshën 38 vjeçare.
Fituesi i Kampionatit Botëror ka impresionuar këtë sezon nën udhëheqjen e Unai Emeryt duke shkëlqyer nën drejtimin e spanjollit derisa “Topçinjtë” vazhdojnë të jenë në garë për top katërshe.
Ozil, i cili ka vendosur për të ardhmen në klub gjatë muajit janar duke vazhduar qëndrimin deri në vitin 2021, ka shënuar katër gola brenda 14 ndeshjve në të gjitha kompeticionet./arbresh.info/
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...