Arsenali regjistroi fitore me rezultat 3 me 2 ndaj rivalit londinez Crystal Palaces mbrëmjen e sotme (e enjte) duke vendosur rekord në Premierë Ligë.
“Topçinjtë” siguruan epërsi me golin nga Shkodran Mustafi, por Andros Townsend barazoi shifrat menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë të ndeshjes, transmeton portali arbresh.info.
Por, skuadra e trajnerit Arsene Wenger arriti të rikthyer sërish në epërsi përmes sulmuesit Alexis Sanchez, i cili shënoi dy gola të njëpasnjëshme në Selhurst Park.
James Tomkins më pas ngushtoi epërsinë duke shënuar për 3 me 2 në minutën e 89′.
Sidoqoftë, me këtë fitore Arsenali është skuadra që ka fituar më së shumti derbit londinez në Premierë Ligë./arbresh.info/
120 – Arsenal have won more Premier League London derbies (120) than any other side. Brag. pic.twitter.com/P4X8WcQKUW
— OptaJoe (@OptaJoe) December 28, 2017
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...