Sipas shumë raporteve, Arsenali është duke u përpjekur për të mbajtur në skuadër Shkodran Mustafin pavarësisht ofertës së re që ka ardhur për mbrojtësin shqiptar.
Reprezentuesi i Gjermanisë u transferua te klubi në Emirates Stadium verën e kaluar për një tarifë që mendohet se është rreth 35 milionë funta, por ai tashmë është duke u kërkuar për transferim larg nga klubi londinez, transmeton portali arbresh.info.
Juventusi dhe Interi besohet të jenë dy klubet nga Serie A që janë në garë për ish futbollistin e Valencias.
Megjithatë, bazuar në ‘Sky Sports’, kjo garë ka kaluar në një nivel tjetër pasi Interi ka shtruar një ofertë të re për mbrojtësin e Gjermanisë.
Ata raportohet se kanë ofruar një tarifë prej 4.6 milionë funta për Mustafin, me obligim për blerjen e tij në të ardhmen për 23 milionë funta nëse luan mbi 50 për qind e ndeshjeve të tyre këtë sezon.
Sidoqoftë, Arsene Wenger ende e konsideron reprezentuesin e Gjermanisë si pjesë e planeve të tij për sezonin në vazhdim dhe nuk pret që futbollisti të largohet nga klubi./arbresh.info/
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...