Google ADS

Arsenali vazhdon tutje në Evropa Ligë falë yjeve shqiptarë

20:50 | 21 Shkurt 2019
Arbresh Info

Ishte një fitore bindëse, por e gjithë kjo falë kontributit të jashtëzakonshëm të yjeve shqiptarë në fushë.

Arsenali fitoi me rezultat të thellë 3 me 0 takimin kthyes kundër BATE Borisovit në kuadër të xhiros së 1/16-ës në UEFA Evropa Ligë duke vazhduar tutje në raundin e ardhshëm, shkruan portali arbresh.info.

Pas disfatës tronditëse 1 me 0 në Bjellorusi javën e kaluar, “Topçinjtë” rrezikonin eliminimin nga kompeticoni i dytë më i madh evropian por që starti i tyre në Emirates ishte i mrekullueshëm.

Me një presion të madh, skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Unai Emery siguroi avantazhin në këtë takim për 1 me 0 qysh në minutën e katërt të ndeshjes pas një autogoli Zakhar Volkov.

Shkodran Mustafi më vonë shënoi me kokë për 2 me 0 dhe asistues i këtij goli ishte ylli tjetër shqiptarë – Granit Xhaka.

Reprezentuesi i Zvicrës ishte po ashtu asistues edhe në golin e tretë dhe të fundit të kësaj ndeshje të shënuar nga Sokratis Papastathopoulos pas një ore lojë.

Mesut Ozil shënoi rikthimin si titullar në këtë ndeshje duke luajtur për plotë 90 minuta.

Rivali i ardhshëm i skuadrës angleze mësohet pas shortit që do të hidhet të premten./arbresh.info/

Të ngjashme