“Topçinjtë” vazhdojnë të mbajnë shpresa për të përfunduar në top katërshe në Premierë Ligë pas fitores në ndeshjen e xhiros së 34 si nikoqir.
Arsenali ka fituar me rezultat 2 me 0 takimin e zhvilluar kundër skuadrës së Adnan Januzajt, Sunderlandit, në ‘Emirates Stadium’, shkruan portali arbresh.info. Sulmuesi Alexis Sanchez ishte vendimtar në këtë takim duke i vazhduar “Topçinjve” ëndrrën për pozitë në Ligë të Kampionëve. Reprezentuesi kilian shënoi dy gola brenda 10 minutave.
Dy yjet shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi ishin startues në këtë ndeshje dhe luajtën për 90 minuta.
Skuadra e trajnerit Arsene Wenger qëndron në pozitën e pestë në tabelë me 72 pikë, një më pak se Liverpooli në pozitën e katërt dhe tri më pak se Manchester City në pozitën e tretë./arbresh.info
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK