Arsenali ka përgëzuar lojtarin kyç të mesfushës së tyre – Granit Xhakën.
Gjiganti në Premierë Ligë ka postuar një foto të kosovarit në llogarinë e tyre zyrtare në rrjetin social Twitter duke uruar atë dhe bashkëlojtarin e tij Stephan Lichtsteiner për suksesin e arritur me skuadrën e tyre kombëtare, shkruan portali arbresh.info.
“Zvicra barazoi me Costa Rican e Joel Campbell, por një pikë ishte e mjaftueshme për t’i siguruar atyre kualifikimin në 1/16-ën. Ne ju përgëzojmë juve, Granit dhe Lichtsteiner”, shkruan skuadra nën udhëheqjen e Unai Emery.
Zvicra me katër pikë zuri vendin e dytë në Grupin E duke vazhduar aventurën e tyre në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.Xhaka realizoi golin e barazimit në fitoren 2 me 1 kundër Zvicrës në fund të javës së kaluar.
Përballja e ardhshme e skuadrës së Vladimir Petkovic është ajo me Suedinë në fillim të muajit të ardhshëm./arbresh.info/
https://twitter.com/Arsenal/status/1012071234471956480
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...