Hector Bellerin pretendon që Arsenali ua mbylli gojën kritikëve me fitoren në derbin ndaj Tottenhamit.
Shkodran Mustafi dhe Alexis Sancehz realizuan të dy në Emirates duke i siguruar fitoren Arsenalit me rezultat 2 me 0 ndaj rivalit lokal, transmeton portali arbresh.info.
“Gjithmonë flitet shumë por mendoj se ishte një nga ato ndeshje që ne shfaqëm se çfarë mund të bëjmë. Ne ua mbyllëm gojën kritikëve gjithashtu”, ka thënë Bellerin për faqen zyrtare të klubit.
“Këtu ka njerëz që flasin shumë dhe tani pasi kanë shikuar ndeshjen në shtëpi, ata duhet të mendojnë se këta djelmosha kanë një shans”
Arsenali do të vizitoj vikendin e ardhshëm Burnleyn që është në formë, por mbetet të shihet nëse “Topçinjtë” do të jetë të gatshëm të shfaqur intensitetin e njëjtë si kundër Tottenhamit./arbresh.info/
Sot mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të Ku...
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Shpërthim me tritol në Shkodër
E pyesin se kur do të pensionohet nga boksi – Joshua impresi...
Von der Leyen premton 10 miliardë euro në ndihmë të rajoneve...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu