Arsenali ka marrë një fitore të vështirë në udhëtim te Tottenhami, duke triumfuar 3-2 në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier.
Pas vetëm 15 minutash lojë, Gunners kaluan në epërsi falë auto-golit nga Pierre-Emile Hojbjerg.
Spurs ia dolën të tundin rrjetën e Topçinjve me anë të Van de Ven (22’), por që u anulua për pozicion jashtë loje.
Pesë mintua më vonë, Arsenali e realizoi edhe të dytin, tani nëpërmjet Bukay Sakas, që u asistua nga Kai Havertz.
Gjermani më pas realizoi gol për 3-0, me një asistim të Declan Rice në minutën e 38-të.
Cristian Romero në minuan e 64-të realizoi për 3-1, për të ndezur edhe më shuam derbin lokal.
Për 3-2 në listën e realizatorëve ishte Son Heung-Min, që shënoi nga penalltia në minutën e 87-të.
Arsenali ia doli të mbante këtë epërsi minimale, për të mos e lëshuar vendin e parë me 80 pikë, ndërsa në xhiron e 36-të takohen me Bournemouthin.
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...