Google ADS

Arsenali transferon talentin nga Barcelona

08:38 | 12 Qershor 2018
Arbresh.info

Trajneri spanjoll i Arsenalit, Unai Emery, ka filluar punën e tij duke menduar për afatin kalimtar të verës dhe të përfundojë disa transferime.

Emery ka kërkuar nga drejtuesit e klubit, që ta transferojnë një talent nga Barcelona.

Gazeta katallanë ‘Sport’ raporton se Emery kërkon një yll të madh, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Ai ka kërkuar transferimin e Joel Lopez, 16 vjeç, futbollist i ekipit të rinjve nga Barcelona.

Lopez thuhet se është i gatshëm ta refuzojë ofertën për vazhdimin e kontratës në Camp Nou për t’u transferuar në Arsenal. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme