Arsenali është duke u interesuar për shërbimet e mesfushorit të Realit, Dani Ceballos.
Mesfushori spanjoll është transferuar në Bernabeu, gjatë kësaj vere nga Real Betis.
Por, 21 vjeçari ka dështuar të bëjë vend në formacionin e Zinedine Zidane.
Është raportuar se ai është i pakënaqur me situatën e tij në skuadër, dhe tashmë është duke kërkuar largimin.
Sipas gazetave spanjolle, Arsenali dhe Tottenham, janë duke shfaqur interesimin e tyre për shërbimet e mesfushorit, raporton Daily Star, transmeton arbresh.info.
Ceballos po ashtu është duke u kërkuar edhe AC Milan, por shumë lehtë ai mund të rikthehet në Betis, në formë të huazimit.
Ai ka startuar në vetëm dy ndeshje në La Liga por ka shënuar dy gola në fitoren e Realit ndaj Alvaes. /arbresh.info/
Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bahamas: Ministrat Gërvalla dhe...
Kurti: Qëllimi ynë nuk është që të veprojmë kundër këshillav...
Para mbledhjes së Asamblesë së OKB-së, shqiptarët në New Yor...
Kurti pas arritjes në New York: Pres të takohem me liderë të...
Kylian Mbappe më në fund bëhet edhe pronar i një klubi
Ambasadori britanik pas takimit me Konjufcën, thotë se kanë ...