Arsenali thuhet se po tenton ta transferojë Philippe Coutinhon nga Barcelona në këtë afat kalimtar veror në formë huazimi.
Zyrtarët e klubit do të takohen në Joan Gamper këtë të shtunë dhe Raul Sanllehi besohet se ka raporte të mira me ata të Barcelonës.
Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle Sport, Barcelona dëshiron ta shesë Coutinhon, madje thuhet se janë të gatshëm edhe që ta lejojnë largimin në formë huazimi.
Gunners e transferuan Nicolas Pepen nga Lille për shumën rekorde 80 milionë euro, por dëshirojnë ta blindojnë edhe krahun e djathtë.
Skuadra londineze po tenton që ta huazojë anësorin brazilian në këtë afat, derisa pritet t’i paguajë rreth 15 milionë euro për huazimin e tij.
Topçinjtë mund të tentojnë që ta marrin kartonin e tij të plotë në verën e 2020, por vetëm nëse arrijnë në këtë afat ta huazojnë atë nga kampioni i La Liga-së.
Parashikimi i motit për të premten
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...