Aurelien Tchouameni mund të largohet nga Real Madridi në vitin 2024, nëse vendi i tij në formacion nuk është i garantuar – derisa Arsenali raportohet se po monitoron situatën e tij.
Reprezentuesi francez është një pjesë e rëndësishme e skuadrës së Carlo Ancelottit, por ndryshimi i pozicionit të tij lë të kuptohet se italiani është ende i pasigurt për rolin e tij afatgjatë, transmeton Gazeta Express.
Roli i natyrshëm i Tchouameni është si një mesfushor defensivë dhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është në kërkim të mbulimit shtesë në bazën e mesfushës së skuadrës së tij.
Martin Odegaard dhe Declan Rice janë të rëndësishëm në mesfushën e “Topçinjve”, teksa trajneri spanjoll besohet se tani po synon që të përforcojë mesfushë me një mesfushor “numër 6”.
Dhe, sipas “FootballTransfers”, 23-vjeçari është i preferuari kryesor i Artetas, por që mbetet të shihet nëse ai do të mund ta bindë ish-mesfushorin e Monacos për t’u transferuar në Londër.
Real Madridi nuk po kërkon me doemos të shesë Tchouamenin, por me një verë që shihet se do të ketë investime në klub, ai mund të jetë një opsion shitje, për të siguruar respektimin e rregullave të “Fair Playt Financiar”.
Aurelien Tchouameni ka kontratë të vlefshme me “Los Blancos” deri në verën e vitit 2028.
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...